Takimet e Kurtit me liderët e vendeve evropiane në Forumin Strategjik, Rama larg tyre

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vazhdon të marrë pjesë në Forumin Strategjik që po mbahet në Bled të Sllovenisë.

Gjatë ditës së mërkurë ai ka pasur takime me udhëheqës dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane.

Në një fotografi të publikuar dje, Kurti shihet në shoqëri të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, atij të Sllovenisë, Janez Jansa; Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi; Rumen Radev, president i Bullgarisë dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Larg tyre, ulur, është parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në ato momente ka përdorur telefonin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në këtë forum ka thënë, se përfshirja e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është përfitim i dyanshëm.

“Me përfshirjen e gjashtëshes në BE, shtetet tona dhe mërgata jonë do të ishin në një entitet të njëjtë, e do të ishte shumë mirë për ekonominë. Për shembull, Kosova ka gati 20 për qind të Bruto Produktit Vendor nga remitancat”, ka thënë ai.

Kurti nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian: Kosova nuk mbështet asnjë nismë që rrezikon integritetin e saj