Abelard Tahiri, Foto: PDK

Tahiri kërkon edhe njëherë falje për fyerjen në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri edhe njëherë ka kërkuar falje për sharjen e tij sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka thënë se reagimi i sotëm në Kuvend nuk ka pasur për qëllim fyerjen e asnjë deputeti, pasi që sipas tij kjo nuk e përfaqëson karakterin e tij si qytetar e as si deputet.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës kishin ndërprerë fjalimin e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu.

Fjalën e kishte marrë deputeti i PDK-së Abelard Tahiri i cili gjatë kohës sa kishte pasur mikrofonin e hapur ishte dëgjuar duke fyer.

Deputeti Abelard Tahiri fyen në Kuvend, por pastaj kërkon falje