Ableard Tahiri, PDK

Tahiri ka deklaruar shtëpi dhe toka në vlerë mbi 1 milion euro

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kudër Korrupsion.

Ai ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 1 mijë e 400 metra katrorë me vlerë 393 mijë euro.

Shtëpi me lokale afariste 300 m2 dhe hapësirë banimi 250 m2 në vlerë 400 mijë euro, tokë bujqësore 52 ari në vlerë 288 mijë euro, dhe ndërtim i shtëpisë malore 130 metra katror në vlerë prej 95 mijë euro e përbashkët.

Tahiri ka deklaruar edhe para të gatshme në institucione financiare 4 mijë e 832  euro e 52 centë në Pro Credit Bank.

Ndërkaq në po të njëjtin institucion financiar ka detyrime financiare në vlerë prej 62 mijë e 756 euro.

Të hyrat vjetore të Tahirit janë pagë nga Kuvendi e Kosovës 23 mijë e 76 euro e 88 centë. Ndërsa nga qiraja e lokalit afarist, 20 mijë e 400 euro.

Kurse të hyrat vjetore të bashkëshortes janë 4 mijë e 320 euro.