Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti Abelard Tahiri fyen në Kuvend, por pastaj kërkon falje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është dëgjuar në sallën e Kuvendit të Kosovës duke sharë me robë.

Tahiri ishte me mikrofon hapur kur dëgjohet duke sharë.

Në momentin kur Tahiri dëgjohet duke sharë, partitë opozitare sapo kishin ndërprerë fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Mirëpo, pas publikimit të videove dhe konfirmimit se Abelard Tahiri ka sharë, kryetari i Kuvendit i ka kërkuar të njëjtit ta tërheq fjalën.

I njëjti, ka kërkuar falje për përdorimin e kësaj shprehje.

“Në asnjë rrethanë në asnjë moment nuk kam menduar as nuk e shajë asnjë deputet, nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, dhe në asnjë rrethanë kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti. Kushdo që mundet me u ndi i ofendum i kërkoj falje, edhe qytetarëve që po na ndjekin”, tha ai.

Opozita ka ndërprerë fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ishte duke folur për komisionin hetimor për energjinë.

Me të marrë fjalën deputetet e opozitës filluan të godasin tavolinat e tyre me duar në shenjë proteste.