Hekuran Murati FOTO: Amire Qamili

Murati: 60 nga 90 milionë eurot e zotuara për krizë energjetike janë alokuar - LIVE

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës është duke intervistuar Hekuran Muratin, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Deputetët pjesë e këtij komisioni janë duke kërkuar sqarime nga ministri për ndarjen e subvencionit 90 milionësh të zotuar nga qeveria për krizën energjetike.

Ministri i Financave njoftoi se deri më tani janë ndarë 60 milionë euro nga ky subvencion.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri pyeti ministrin se nëse këto mjete i janë ndarë vetëm Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO.

Murati iu shmang kësaj pyetje duke thënë se deri në përfundim të periudhës tarifore qeveria do ti ndajë 90 milionë euro dhe se gjitha vendimet që merren janë në bazën ligjore dhe vendimet kalojnë në zyrën ligjore.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga ministri pasqyrë të thesarit të shtetit vetëm për pjesën e zotuar për subvencionim.