Ilustrim

Rizvanolli tregon si u ndanë 20 milionë euro subvencion për tejkalimin e krizës me rrymën

Qeveria e Kosovës në dhjetor 2021 kishte ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës, për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në mbledhjen e komisionit Hetimor për Energjinë kërkuar sqarime se si janë ndarë këto mjete.

“Me sa kemi informacione 10 milionë euro janë ndarë për KEK-un, 10 milionë të tjera i ka marr KESCO pra i kanë shkua KESCO që ka blerë energji pa ankand tek një operator i vetëm. Neve na duhet të dijmë se sa është paguar rryma nga KEK-u dhe sa nga KESCO cili ka blerë energji me çmim më të ulët”, ka thënë Tahiri.

Lidhur me ketë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë së është konsideruar që blerja të bëhet nga KESCO sepse ka më shumë përvojë në blerje të rrymës.

“Marrëveshja fillestare ka qenë që KEK-u ta bëjë blerjen, më pas është amandamentuar që blerja të kryhet nga KESCO pasi është konsideruar që KESCO ka më shumë përvojë në blerje të rrymës”, ka thënë Reizvanolli.

Ndërsa ka thënë se për çmim të ulët të blerjes “do i kërkoj informatat dhe do të ju informojë”.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës, për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.

Qeveria ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te KEK-u dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kjo ndarje e mjeteve është bërë përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike ku është shtuar edhe masa 3.7 e cila përmban mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike.