Sveçla jep detaje të sulmit terrorist më 24 shtator, publikon fotografi nga pozicionet, veturat e terroristëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje lidhur me sulmin terrorist të një grupi të serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka treguar edhe për rrugën që është përdorur nga grupi terrorist, shkruan Telegrafi

Ministri i Punëve të Brendshme përmes disa fotografive ka treguar edhe vendin ku është plagosur polici Afrim Bunjaku, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Ministri Sveçla tha se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri më sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë. /Telegrafi

Foto: Telegrafi.com
Foto: Telegrafi.com
Foto: Telegrafi.com