Foto: Ilustrim
Sulmon vëllain gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore
26.10.2021 - 10:20
Është arrestuar një person pasi i njëjti deri sa ka qenë pjesëmarrës në një seancë gjyqësore lidhur me një rast të kontekstit pronësor, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Ngjarja, siç njofton Policia e Kosovës, nëpërmes raportit të përditshëm 24 orësh, ka ndodhur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.