Ilustrim

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet

Është arrestuar një person pasi që i njëjti ka goditur zyrtarin policor i cili ka qenë në krye të detyrës, me q`rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Rahovecit mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30.

Si pasojë e lëndimit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe të nijetit i është bërë matja e alko-testit ku ka rezultuar 1.99 promil alkool në gjak.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Rasti po vazhdon të hetohet.