Suharekë, arrestohen shtatë persona të dyshuar për kontrabandimin e 11 sirianëve

Në një shtëpi banimi në fshatin Peqan të Suharekës, Policia ka gjetur 11 sirianë të cilët ishin kontabanduar nga shtatë persona të dyshuar.

Të dyshuarit, S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrantë dhe të njëjtit u janë dorëzuar njësisë së hetimeve për intervistë, njofton Policia.

Në lidhje më këtë rast policia ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili urdhëroi që rasti t’i kalojë njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabandim me migrantë. 

“Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi siriane, të cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë”, njofton Policia.

Fillimisht, Policia në Suharekë kishte marrë urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.

Rasti është duke u hetuar.