Foto: Studio Maden Group

Studio nga Kosova fiton vendin e dytë në konkursin për projektimin e stadiumit të Ulqinit 

Një studio nga Kosova ka fituar vendin e dytë në konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit sportiv të qytetit të Ulqinit.

Studio Maden Group nga Kosova arritën vendin e dytë me propozimin e tyre The flying Line, koncept i bazuar ne historinë e re të qytetit në Mal të Zi.

Sipas njoftimit, konkursi ishte i shpallur në të gjitha mediat me prestigjioze në botë për arkitekturë, ku ftonte arkitektët nga e gjithë bota të konkurronin me projektet e tyre.

“Konkursi i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një investim nga shtëpia e futbollit UEFA, për ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv të qytetit të Ulqinit i përket kategorisë se 2-të me kapacitet prej 3000 shikuesve i cili do të shfrytëzohet edhe për përgatitjet verore të klubeve të ndryshme nga rajoni”- thuhet në njoftimin e studios.

Tutje është bërë e ditur se në konkurs morën pjese studio nga e gjithë bota, duke përfshirë disa kompani nga Kosova, ndërsa gjithsej ne numër ishin 61 pjesëmarrës.

Ndërsa projekti fitues u shpall propozimi nga ekipi i arkitektëve nga Beogradi.

Sipas komunikatës, projektet u shpërblyen me:  Çmimi i parë – 20 mijë euro, çmimi i dytë – 12 mijë euro ndërsa për çmimin e tretë nuk është ndarë vlerë monetare.

Projekti fitues

Studio LSN nga Kosova kanë marrë mirënjohjen “Acquisition 2” për propozimin e tyre.

Propozimi i LSN studio