Katania, Itali - Foto: REL/Reuters

Studim britanik: Përdorimi i maskës mund të parandalojë valën e dytë të COVID-19

Përdorimi i maskave mund të parandalojë valën e dytë të përhapjes së  COVID-19, sipas një studimi britanik të publikuar sot, shkruan Reuters.

Hulumtimi i udhëhequr nga shkencëtarët nga  Universiteti i  Kembrixhit dhe Greenwichit të Britanisë së Madhe,  sugjeron që jo vetëm izolimi e ndalon përhapjen e coronavirusit, por edhe përdorimi i maskave në publik mund të ulë në mënyrë drastike normat e infektimit.

“Analizat tona mbështesin përdorimin e menjëhershëm dhe universal të maskave nga publiku,” tha Richard Stutt, drejtues i studimit të Kembrixhit.

Ai tha se kombinimi i përdorimit të gjerë të maskave me distancimin shoqëror, dhe disa masa izolimi mund të jetë “një mënyrë e pranueshme për të menaxhuar pandeminë dhe rihapjen e aktivitetit ekonomik” para krijimit të një vaksine efektive kundër COVID-19.

Në fillimin e pandemisë, provat shkencore mbi efektivitetin e maskave të fytyrës në ngadalësimin e transmetimit të sëmundjeve të frymëmarrjes ishin të kufizuara, dhe nuk kishte të dhëna për COVID-19 pasi ishte një sëmundje e panjohur më parë.

Por, i nxitur nga disa hulumtime të reja javët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi që të gjithë të përdorin maska , në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e sëmundjeve.

Studimi zbuloi se nëse njerëzit duhet të veshin maska ​​sa herë që janë në publik, sepse është dy herë më e efektshme në uljen e infektimit, sesa nëse maska ​​përdoret vetëm pasi të shfaqen simptomat.