Ilustrim

Stomatologët e papunë protestojnë përsëri

Tashmë janë bërë të zakonshme protestat e specialistëve të stomatologjisë të cilët kërkojnë që të gjejnë vende pune.

Ata sot i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar përgjigje se çka po ndodhë me ata.

Stomatologët po kërkojnë që të bëhet një Udhëzim Administrativ për organizimin, strukturën dhe përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarisë së institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha se Ministria ka punuar për hartimin e këtij udhëzimi administrativ.

“Ai ka kaluar disa faza, edhe fazën e konsultimeve publike. Por, tash për shkak të vakumit që është krijuar lidhur me marrjen e vendimeve të ndryshme, nuk është nënshkruar” tha ai.

Sipas Hotit, udhezimi mund te nënshkruhet sapo te qartësohet situata rreth të drejtave te ministrave per të nënshkruar ose jo akte ligjore e nënligjore në këtë fazë sa qeveria është në dorëheqje