Spiuni gjerman 'i ka zbuluar dosjet e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën tek rusët'

Një agjent i dyfishtë gjerman dyshohet se ka nxjerrë në Kremlin raporte të inteligjencës britanike për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Shefat e spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se janë “të indinjuar” nga pretendimet se dosjet top-sekret janë shpërndarë nga një i dyshuar i quajtur vetëm si Carsten L, i cili kishte një rol të lartë në agjencinë e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë – BND.

Zyrtari i lartcekur u arrestua më 21 dhjetor me akuzën e tradhtisë shtetërore, pasi shërbimi i sigurisë së një vendi tjetër gjeti një dokument të inteligjencës gjermane mes një sasie të dhënash ruse.

Agjenti kishte qasje në dokumentet e klasifikuara të ndara nga aleatët e Berlinit, duke përfshirë informacione shumë të ndjeshme në fushëbetejë nga Ukraina. Erich Schmidt-Eenboom, në ekspert në BND, ka deklaruar për The Sunday Telegraph se skandali do të kishte ‘ndikime të thella’ për marrëdhëniet e agjencisë gjermane me partnerët jashtë vendit.

Britania e Madhe ende po e peshon vendimin nëse do të vazhdojë t’i ndajë raportet më konfidenciale me BND.

Gjermania ka qenë e heshtur në lidhje me detajet e asaj që mund të kenë rrjedhur pasi ka frikë se nga kjo mund do të përfitojë Rusia.

Carsten L mund të ketë qenë objektivi i një goditjeje ‘kompromati’, me detaje të jetës së tij private të përdorura për ta shantazhuar në tradhtar.

Një pamflet i shpërndarë nga një parti e ekstremit të djathtë u gjet në dollapin e tij në një terren futbolli ku ai stërvitej./Metro.co.uk

Përgatiti: Nuhi Shala