Edhe një i vdekur nga Coronavirusi

Një pacient i infektuar me COVID-19, i cili po trajtohej në Spitalin e Pejës, ka vdekur.

Kështu ka njoftuar Spitali i Pejës.

Në këtë Spital aktualisht janë duke u trajtuar 78 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga këta pacientë 61 janë të konfirmuar dhe 17 në pritje të rezultateve.

“Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, njofton Spitali i Pejës.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjeno-terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.