Spitali Isa Grezda - Gjakovë - Foto arkiv: Kallxo.com

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë me oksigjeno-terapi

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se po trajton 55 pacientë , 38 prej tyre janë të konfirmuar me coronavirus dhe 4 pacientë po presin të testohen.

“55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 35 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv, 4 pacientë do të testohen, 13 pacientë janë konfirmuar COVID negativ, 28 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë janë në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë deri më sot janë 12 mijë e 981 të infektuar dhe 498 të vdekur.

Në Spitalin e Gjakovës, 31 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi