Specialja: Jakup Krasniqi u arrestua në bazë të aktakuzës për krime lufte

Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një komunikate për media ka njoftuar për arrestimin e sotëm të Jakup Krasniqit dhe transferimin e tij në objektin e paraburgimit në Hagë.

Sipas kësaj Prokurorie, Krasniqi është arrestuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Tutje, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ditëve të vazhdim do të publikohet edhe aktakuza ndaj Jakup Krasniqit.

Në arrestimin e Krasniqit kanë asistuar zyrtarë të EULEX dhe të Policisë së Kosovës.

Arrestohet Jakup Krasniqi, niset drejt Hagës – VIDEO