Arkiv

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

Sipas njoftimit të MASHTI-it, për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, do të realizohet një nxënës në një bankë, kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.

Ky test ka 100 pyetje në të cilat testohen njohuritë nga gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Testi i Arritshmërisë është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat nxënësit i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre në fund të Nivelit II (klasët 6 – 9) të Arsimit Parauniversitar në përputhje me Kurrikulën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Testit të Arritshmërisë i nënshtrohen të gjithë nxënësit të cilët kanë përfunduar klasën e 9-të në shkollat e Republikës së Kosovës.