Testi i Maturës - Foto: KALLXO.com

Denoncimi i organizatës që monitoroi testin e Maturës dhe Arritshmërisë – Kopjimi është masiv

Agon Ahmeti, nga Organizata ‘ETEA’ ka komentuar mbajtjen e Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës këtë vit.

Ahmeti në “Kallxo Përnime” tha se nga monitorimi i tyre kanë parë që është gjendje alarmante në kopjimet e këtyre testeve.

“ETEA monitorimin e ka bërë nga jashtë, por neve siç e kemi deklaruar lidhur me Testin e Arrtishmërisë dhe të Maturës, për neve është gjendje alarmante meqenëse kopjimi është masiv”, tha ai.

Sipas Ahmeti, mund të supozojmë që jo të gjithë anëtarët e grupeve në rrjete sociale kanë qenë nxënës, por nuk ka garanci të plotë për këtë.

“Jemi duke folur për shifra tepër të mëdha, për grupe që shkojnë deri në 10 mijë anëtarë në Testin e Arritshmërisë dhe grupe që shkojnë në 5500 anëtarë në provimin e maturës, të paktën aty ku kemi arrit me pas qasje”, tha Ahmeti.

Sipas tij me situata të tilla i humb edhe kredibilteti testeve kombëtarë që i’u nënshtrohen nxënësit.

“Kjo flet për kredibilitetin e testin sa zhvillohej testi dhe grupet kanë qenë tepër aktive, dinamike sa nuk kam më, me fotografi të testeve, me komunikim, me bashkëveprim në këtë fenomen të dëmshëm për të gjithë, sidomos për nxënësit, për ne del se ky test sikurse në vitet e kaluara nuk e ka ndonjë kredibilitet shumë të rëndësishëm nëse ka fenomene të tilla”, tha Ahmeti më tej.