
Arkiv
MASHTI publikon datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë
04.4.2023 - 12:21
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar vendimin për caktimin e datave të organizmit të testit të arritshmërisë për këtë vit.
Sipas vendimit, të MASHTI-t, testi do të jetë i ndarë në dy data, ku në fazën e parë nxënësit e klasëve të nënta do t’i nënshtrohen pyetjeve të lëndëve shoqërore gjersa në të dytën pyetjeve të lëndëve shkencore.
Sipas njoftimit, pjesa e parë e testit do të mbahet më 4 korrik në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi.
Ndërsa, më 11 korrik do të mbahet testi për lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi, dhe biologji.
Edhe vitin e kaluar testi i arritshmërisë ishte mbajtur në dy faza.
Vendimin e MASHTI-t mund ta gjeni në këtë link.