Sot mbahet dita e parë e festivalit ‘Cine UP’ 

12 filma të realizuar ndër vite nga studentët e vitit të -I- të Regjisë së filmit dhe televizionit të Fakultetit të Arteve do të shfaqen sot në kuadër të edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit studentor, “Cine UP”.  

Edicioni i parë i këtij festivali është hapur dje me shfaqjen e filmit “Kolona” të Ujkan Hysës.

Për shkak të situatës nga COVID-19, filmat do të transmetohen në faqen e Facebookut të Degës së regjisë së filmit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”. 

Sipas programit sot shfaqen filmat: “I joti”, me regji Albana Nila, “Shumë torte për një ditëlindjenga Albin Salihu, “Goditjanga Alper Ziglir, “Lyerjanga Arlind Islami, “Orchestra” nga Dita Shaqiri, “Bzzznga Donart Zymberi, “ dhomën e djajvenga Ermal Duli, “Old man” nga Taulant Kuleta, “Kulla e prisht’” nga Sovran Nrecaj, “Gjurmëtnga Qëndresa Krasniqi, “Palaqonga Kushtrim Haxha dhe “Sara” nga Durim Bajrami. 

Ndërsa, po sot nga ora 16:00 në kuadër të këtij festival do të mbahet edhe një master klasë me profesor Enver Petrovcin. 

Drejtori i këtij festivali, regjisori Jeton Ahmetaj, profesor i regjisë së filmit në FA, ka thënë për KALLXO.com se festivali që nisi dje në mbrëmje do të  zgjatë pesë ditë me prezantim të filmave të studentëve duke filluar me shfaqjen e filmave të studentëve të vitit të parë deri tek ata të masterit.  

“Qëllimi i këtij festivali studentor është që të stimulojmë dhe afirmojmë  punët e mundimshme krijuese të studenteve tanë. Çdo ditë do të prezantohen filmat e studentëve, duke filluar nga ata të viti të parë deri te studentët e masterit. Festivali k karakter garuese dhe do të ndahen edhe disa çmime”, ka thënë drejtori Ahmetaj, Kallxo.com.