Foto: BBC

Sllovaki, asnjë i infektuar me COVID-19, për herë të parë që nga 10 marsi

Sipas të dhënave qeveritare, Sllovakia nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19 të premten, diçka që ndodh për herë të parë që nga 10 marsi.

Siç raporton Reuters, Europa Qendrore, sipas statistikave zyrtare, është prekur shumë më pak se Europa Perëndimore nga pandemia.

Dhe, Sllovakia, vend me 5,5 milionë banorë, duket të jetë vendi që e ka kaluar më së lehti sëmundjen në mesin e fqinjve të saj, me vetëm 1,455 raste, 26 të vdekur dhe 919 të shëruar.

Qeveria ka lejuar të mërkurën hapjen e dyqaneve, por jo edhe të hoteleve dhe qendrave turistike, ndërsa shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura sikurse edhe udhëtimet ndërkombëtare.