Foto: Komuna e Skenderajt

Skenderaj, dezinfektohen shkollat

Komuna e Skenderajt si masë parandaluese ndaj pandemisë së coronavirusit po kryen dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore.

Sipas njoftimit, janë dezinfektuar çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme.

Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese në funksion të mbrojtjes nga coronavirusi, Komuna e Skenderajt ditë më parë ka kryer dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të banesave të qytetit, rrugëve kryesore, objekteve shëndetësore, të sigurisë etj.

Njoftimi i Komunës së Skenderajt thotë se ky aksion do të vazhdojë deri sa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e komunës.