Foto-CNN

Singapor, si përdoret teknologjia kundër problemit me mungesën e ujit?

Singapori shfrytëzon rreth 430 milionë bidonë të ujit për çdo ditë, numër ky që pritet të dyfishohet në 4 dekadat e ardhshme.

Kjo sasi e konsumit po e vë në presion vendin aziatik për t’i adresuar shqetësimet globale në lidhje me thatësinë.

Kështu Singapori po ndërton teknologjinë e vet për tu përgatitur për të ardhmen, kur posedimi i rezervave të ujit do jetë shumë vështirë, raporton CNN.

“Singapori me të vërtetë është bërë qendra e ujit global”, tha Shane Snyder, drejtor ekzekutiv në institutin e hulumtimeve për ujin dhe ambientin në universitetin e teknologjisë në Nanyang. Por sipas të dhënave Singapori importon rreth 40% të ujit për momentin.

Urbanizimi i shpejtë dhe ngritja e temperaturave globale ka bërë që të rritet qasja në burimet e ujit natyral, e që zëvendësimi i tij është vështirë të arrihet.

Në ditët e sotme çereku i vendeve të botës jetojnë në zona me rrezik për pasuri te ujit. Sipas ekspertëve ne jemi duke i konsumuar resurset natyrore më shpejtë sesa toka të mund ti zëvendësoje ato.

Singapori, në anën tjetër ka rreth 5 milionë banorë, e mbuluar me fontana, rezervuare dhe karakteristika të tjera ujore, përfshirë edhe ujëvaren më të lartë artificiale, një shi rënëse 130 metra të lartë që përdor 10.000 bidonë uji për minutë.

Singapori nuk ka burime natyrore të ujit, por varet shumë nga uji i ricikluar dhe importi nga vendet fqinje.

Hulumtimi i Snyder-it është një nga disa prej vendeve që po mundohen të gjejnë një zgjidhje për varësinë e ujit në Singapor.

“Ajo prej qka jemi mësuar ta quajmë si burime mbështetëse të ujit, mund të ndryshojë shumë shpejtë, kështu ne duhet të jemi të përgatitur për një infrastrukturë të re. Kemi shumë mundësi që të bëhemi të pavarur në këtë fushë dhe kjo varet nga teknologjia që do zhvillojmë”, tha ai

Një zhvillim: një shpuzë e vogël me ngjyrë te zezë e quajtur aerogel me fibra karboni, që universiteti thotë se mund të pastrojë ujërat e ndotura në një shkallë të lartë, duke absorbuar mikroplastikën dhe mjetet e kontaminuara.

“Besojmë se ndikimi potencial do jetë shumë i madh”, tha Stoltz nga qendra për hulumtime duke shtuar se ky produkt i jep mundësi kompanisë “ta shndërrojë të pavlerën ne diqka të vlefshme”.

Një tjetër kompani “Wateroam”, pritet të marrë inovacion nga Singapori për ta shpërndarë me pas në rajon. E themeluar në vitin 2014, Wateroam ka zhvilluar shumë mjete për filtrim qe sipas tyre u ka dhënë ujë të pastër më shumë se 75.000 njerëzve në Azinë Juglindore.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi qasje në krijimin e ujit të pijshëm” tha Pong,”është privilegj që në të mund ta shtyjmë rajonin përpara dhe të dëshmojmë se uji i pastër është aspekt  esencial për jetën në tokë”.

Përgatiti- Ardita Zeqiri