Uji

Shpërthen një gyp, Bregu i Diellit mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp i ujit në rrugën “Qamil Basha” në Prishtinë.

Për këtë arsye një pjesë e lagjes së Bregut të Diellit mbeten pa furnizim të ujit sot, deri në rregullimin e defektit.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të analizuar dhe sanuar defektin në atë linjë” – thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.