Sindikata e Telekomit, protestë 24 orëshe para Qeverisë e Kuvendit

Sindikata e Telekomit të Kosovës ka njoftuar se të enjten nga ora 13:00 do të zhvillojnë protestë 24 orëshe para ndërteses së Qeversisë dhe Kuvendit.

Në njoftimin e FSP-PTK  thuhet se ata do të protestojnë sepse grupet e errëta dëshirojnë t’i lëjnë fëmijët e tyre pa bukë.

Telekomit të Kosovës u janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi pasi Gjykata i ka dhënë të drejtë Dardafone.Net, në pronësi të Blerim Devollit për përmbarimin e borxhit prej 25 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar

Ju njoftojme se te enjten me dt.23.07.2020 prej ores 13:00, mbahet proteste 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves. Protesta organizohet nga FSP-PTK ne mbrojtje te Kompanise. Do te protestojme dhe rezistojme, sepse grupet e erreta deshirojn t’i lejne femijet tane pa buke. Do te protestojme per t’i treguar ketij Shteti se edhe punetoret e Telekomit janë të Kosovës