Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Si Veliaj bleu zërat e artistëve kundër, 3.54 miliardë lekë projekte në kohë pandemie

Shembja e Teatrit Kombëtar nuk ka sjellë vetëm kosto emocionale apo dhe debate politike.

Pikërisht në vitin kur kryebashkiaku u përfshi në përplasje të madhe me artistët dhe publikun, u shtuan dhe fondet e dhëna për projektet kulturore. Madje rezulton që shumë nga emrat fillimisht kundër shembjes u kthyen në pro.

Por në projektet e financuara nga bashkia shumë prej emrave që tashmë dalin dhe në fushatë me Veliajn rezulton të kenë marrë fonde.

Edhe pse në pandemi, me salla të mbyllura aktivitetesh dhe ndalime ceremonish e kur njerëzit ishin në një krizë financiare, bashkia akordoi vlerën më të lartë për projektet.

Për artistët u shpërndanë më shumë se 2.54 miliardë lekë nga fondi fillestar dhe më pas me një shtesë 1 miliard në muajin shtator.

A është ky veprim një shembull se si Veliaj mund të blejë zërat që kishte kundër?

Por jo vetëm kaq, në qershor të vitit 2020 Këshilli Bashkiak vendosi që të miratojë përbërjen e këshillit artistiko – kulturor pranë Bashkisë Tiranë për një periudhë 2 vjeçare, ku përfshiu edhe zërat që më herët i kishin dalë kundër.

Televizioni tashmë disponon dosjen e plotë me financimet e dhëna nga bashkia, por edhe se si artistët po përdoren në fushatë./Oranews