Si u mbyll laboratori 1- milionësh i Doganës së Kosovës?

Në emisionin ‘Kallxo Pernime’ po transmetohet hulumtimi se si kontrolli i cilësisë së naftës ka kaluar nga Dogana e Kosovës te trupat private inspektuese të emëruar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Dogana e Kosovës këto shërbime i ka kryer pa pagesë dhe naftëtarët nuk kanë pasur nevojë të paguajnë shtesa në kufi për marrjen e certifikatave të konformitetit ndërsa tash secila maune që hyn në Kosovë do duhet të paguaj[ nga 41 euro për secilin autobot me derivate që hyn në Kosovë.

Ne Kosovë llogaritet që brenda një dite hyjnë nga 80 deri në 100 autobote me derivate dhe kjo u mundëson dy kompanive fitime të mëdha.

 

Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka emëruar dy kompani për kontrollin e cilësisë së naftës. Kompaninë e Jakup Gashit dhe kompaninë e Valdet Teneqes.

Ndër të tjera, Dogana e Kosovës ka investuar me paratë e taksapaguesve mbi 1 milion euro dhe ky laborator tash duhet të mbyllet pasi kontrollin e cilësisë e bëjnë dy trupa të autorizuara nga MTI.

Mamer Villa, udhëheqës i këtij laboratori, ka treguar se tash nuk janë duke punuar sepse kontrolli i cilësisë ka kaluar te trupat private inspektuese.

“Me udhëzimin e ri administrativ kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës e bëjnë trupat inspektuese dhe ne nuk jemi duke punuar të gjitha shërbimet ne i kemi kryer pa pagesë ndërsa tash trupat inspektuese këto shërbime i kryejnë me pagë për secilën maune që hyn në Kosovë’, tha Villa.