Si qëndron Kosova me rastet me COVID-19 në krahasim me vendet fqinje?

Ministrisa e Shëndetësisë, përmes një grafikoni ka paraqitur rastet në Kosovë përgjatë një muaji të pandemisë COVID-19.

Sipas grafikonit, Kosova qëndron mirë në raport me shtetet fqinje me rastet e paraqitura nga 13 marsi deri më 13 prill.

Numri i rasteve në Kosovë për një muaj ka qenë 377 të infektuar, 8 të vdekur, 63 të shëruar, ndërsa janë 306 raste aktive.

Kosovë, rasti i parë më COVID-19 është konfirmuar me 13 mars, në Maqedoninë Veriore rasti i parë me COVID-19 është paraqitur me datën 26 shkurt, në Shqipëri rastet e para me COVID-19 janë paraqitur me datën 8 mars, në Mal të Zi rastet e para janë paraqitur me 17 mars, ndërsa në Serbi rastet e para janë paraqitur me 6 mars.

Sipas grafikonit, numri më i madh i të infektuarve me COVID-19 është në Serbi, ku gjithsej nga 6 marsi deri më 13 prill janë raportuar 4054 raste pozitive, 400 të shëruar, 85 vdekje dhe 3569 raste aktive.

Në Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve të përgjithshme të paraqitura është 854 të infektuar, 23 të shëruar, 44 vdekje dhe 772 raste aktive nga 26 shkurti deri më 13 prill.

Në Mal të Zi janë infektuar 273 persona, 3 janë shëruar, 5 kanë vdekur ndërsa nga paraqitja e rasteve të para me 17 mars deri më 13 prill janë 265 raste aktive.

Në Kosovë për janë kryer 3,547 testime, në Shqipëri janë kryer gjithsej 4,558 testime, në Mal të Zi gjithsej 2,869, në Serbi gjithsej 23,398, në Maqedoninë Veriore janë kryer 9,262 testime.