Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me coronavirus

Dy rastet e para me coronavirus janë konfirmuar në Malin e Zi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Qeveria malazeze.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 31 raste.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.  Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.