Zyrtare: Konfirmohet rasti i parë i të infektuarit me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Olover Spasovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe dr. Zharko Karaxhovski zyrtarisht konfirmuan se në Maqedoninë Veriore ka një rast të të infektuarit me coronavirus.

Kështu ka raportuar RTV 21 nga Maqedonia.

Ky është rasti i dytë i konfirmuar me këtë virus në Ballkan pas Kroacisë. Ndërsa është vendi më i afërt me Kosovën ku janë shfaqur të infektuar.

Deri më tani janë testuar disa persona për këtë virus në Kosovë por nuk ka ende rezultate pozitive për asnjë nga këta pacientë.

Lajmi në zhvillim…