Ilustrim

Coronavirusi, konfirmohet rasti i dytë në Serbi

U konfirmua rasti i dytë i coronavirusit në Serbi, këtë herë te një shtetas kinez.

Web faqja covid19.rs raporton se sot një person tjetër u infektua me coronavirus.

Rasti i parë u regjistrua më 6 mars në Suboticë, te një burrë nga Baçka Topola.

Gjendja e tij është e qëndrueshme, raportojnë mediat serbe./21Media