Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Si do të punojnë bizneset sipas masave të reja të Qeverisë?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konference për media ka shpalosur masat e reja kundër pandemisë COVID-19 të cilat priten të hyjnë në fuqi që nga dita e premte.

Hoti tha se kanë bërë ndarjen e komunave sipas numrit të të infektuarve për një javë  për 100 mijë banorë.

Komunat  me numër të të infektuarve nën 75 për 100 mijë banorë janë futur në “grupin e gjelbër”. Në këto qytete operatorët ekonomik, gastronomia dhe veprimtaria hoteliere  mund të punojnë nga ora 05:00 deri në në orën 20:00, pas kësaj ore mund të punohet vetëm me dërgesë  dhe “ merr me  vete”.

Në qytetet me rrezikshmëri të mesme të cilat përfshijnë ato komuna me numër nën 150 të infektuar për 100 mijë banorë  operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastromia mund të punojnë  nga ora 05:00 deri  18:00. Ndërkaq pas kësaj ore veprimtaria  mund të zhvillohet vetëm me porosi apo “merr me vete”.

Për këto qytete është marrë vendim që insitucionet publike të punojnë me staf esencial.

Komunat me rrezikshmëri të lartë me numër të infekturave mbi 150 për 100 mijë banorë brenda javës  janë kategorizuar në zonen e kuqe. Në këto qyteete operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastronomia janë lejuar në punojnë nga ora 05:00-19:00. Nga ora 19:00, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se të gjitha bizneset do të mbyllen.

Në komunat me rrezikshmëri të lartë nga e premtja në ora 19:00 do të fillojë ora policore dhe do të ndalohen hyrjet – daljet.