Ilustrim

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor që ishte paraparë të fillojë më 1 shtator.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, përmes telefonit.

“Mund të konfirmoj nga telefonata që kam pasur me përfaqësuesin e SBAShK, që ka qenë në një takim të jashtëzakonshëm, më ka konfirmuar që është vendosë që viti i ri shkollor të mos fillojë siç ishte paraparë, por më 14 shtator, me qëllimin e vetëm që të bëhet edhe një angazhim i të gjithëve për t’u krijuar kushtet optimale në institucionet arsimore”, ka thënë Jasharaj për KALLXO.com.

Sipas tij, shumë shpejt do të ketë deklaratë për media për të dhënë më shumë detaje, ndërsa ka thënë se procesi mësimor do të fillojë sipas versionit që e ka aprovu Qeveria e Kosovës.