Shtime, gruaja raporton se ish i dashuri ia kërkoi telefonin duke i ekspozuar armën në brez

Një grua ka raportuar se ish i dashuri i saj ka kërkuar që t’ia kontrollojë telefonin e saj, duke ia ekspozuar armën që kishte në brez.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shtime.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë, pas kontrollit me urdhër të gjykatës.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari nuk është gjetur dhe rasti vazhdon të hetohet.