Manastiri i Deçanit, foto/REL

Shtetet e QUINT-it e përgëzojnë Qeverinë për vendimin për Manastirin e Deçanit

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur dhe e kanë përgëzuar Qeverinë e Kosovës për veprimin për të zbatuar vendimin e Gjykata Kushtetuese të vitit 2016, që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit të disa 24 hektarëve tokë.

Sipas komunikatës së tyre, ky vendim paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike

“Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykata Kushtetuese , zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”  – thuhet në kumtesën e shteteve të Quint-it.

13.03.2024 Qeveria e Kosovës ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Sipas Kurtit, këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk ishte zbatuar.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Faktori ndërkombëtar mirëpriti më 13.03.2024 vendimin e ekzekutivit kosovar.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj reagoi më 13.03.2024 se Deçani është goditur “përsëri padrejtësisht” por sipas tij, kësaj radhe nga një urdhër ekzekutiv i kryeministrit Albin Kurti.