Shtetases serbe i konfiskohen bluza me mbishkrime serbe dhe një sprej

Në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë policia ka ndaluar dje një veturë me targa të huaja e cila drejtohej nga një shtetase e Serbisë.

Në raportin policor thuhet se, gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe disa bluza me mbishkrime provokuese serbe.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.