Shteret lumi Ibër, Komuna e Mitrovicës e alarmuar

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është ndaluar rrjedha e ujit nëpër shtratin e lumit Ibër, duke shkaktuar shterimin e tij.

Në njoftim thuhet se arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Komunës së Mitrovicës, mungesa e ujit dhe rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet e Komunës së Mitrovicës janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër e cila ka shkaktuar edhe shterrjen e lumit.

Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës.

Komuna e Mitrovices ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit.