Prekaz, Kulla e Jasharajve

Shtatorja e Adem Jasharit zbulohet më 28 Nëntor në Fushë Kosovë (FOTO)

Shtatorja prej bronzi e ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari do të zbulohet në Fushë Kosovë më 28 nëntor.

Kjo do të bëhet në ditëlindjen e Adem Jasharit dhe përvjetorin e daljes në skenë të UÇK-së.

Këtë njoftim e ka dhënë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Ndihem shumë krenarë dhe tepër i lumtur qe kam arritur që kjo figurë e lartë kombëtare të vendoset në qytetin e Fushë Kosovës. Tashmë Legjendari po bëhet gati në bronz. Me 28 Nëntor, ju mirëpresim në zbulimin e Shtatores në qytetin e Fushë Kosovës”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.

Foto: Xhevdet Qeriqi/Facebook