ShSKUK: 78 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor po marrin 1,122 pacientë.

Sipas raportit, 1,001 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kurse në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 569 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

– Klinika Infektive, 101 pacientë

– Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 108 pacientë

– Klinika Infektive III (Interno), 68 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

– Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 33 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

– Spitali i Prizrenit, 151 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

– Spitali i Pejës, 200 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 100 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 74 pacientë