Foto: REL

ShSKUK: 4 pacientë me COVID-19 në gjendje të rënd shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe spitalet e përgjithshme të vendit.

Prej tyre, sipas njoftimit, 4 pacientë janë në gjendje të rënd shëndetësore.

“32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11  pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë;

Spitali i Pejës, 5 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid;

Spitali i Mitrovicës, 10  pacientë;

Spitali i Ferizajt, 3  pacientë.