Foto: Edi Rama/ Facebook

Shqipëria me pulla postare me logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka prezantuar pullat postare të shtetit shqiptar me logo të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rama ka postuar një fotografi në të cilën shihet se si duket pulla postare e emërtuar nga Posta Shqiptare.

“Kjo është pulla e emetuar sot nga Posta Shqiptare”- ka shkruar Rama në rrjetin social në Facebook.

Sot janë bërë 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Logot e përvjetorëve të pavarësisë së Kosovës ndër vite