Shqipëri: Gazetarët marrin dozën e dytë të vaksinës

Këtë të diel gazetarët në Shqipëri kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Pas marrjes dozës së dytë një numër i madh i këtij grupi është imunizuar ndaj Covid-19.

Më dy prill në vend nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit përmes vaksinës kineze. Vaksinimi ka përfunduar me bluzat e bardha dhe arsimtarët, ndërsa është në proces përundimi për gazetarët dhe uniformat blu.

Ditët e fundit ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerisë, ndërsa të gjithë personat mbi 60 vjeç tashmë po vaksinohen masivisht. Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 494 mijë persona./RTV21