Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për të vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Sipas mediave serbe, shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00, në vendin e ndërtimit, ku punëtorët po punonin dhe sipas informacioneve jozyrtare, një shishe me gaz shpërtheu gjatë saldimit.

Poashtu nga shpërthimi disa objekte kanë pësuar dëme./RTV21