Foto: Top-Channel

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, plagosen dy persona

Rreth orës 13:30, në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pika e karburantit siç njofton Top Channel, ndodhet mes një qendre banimi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth një muaj më parë një incident i ngjashëm ka ndodhur në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku nga çarja e një tubi gazi, rrezikohej shpërthimi. Edhe ky karburant ndodhej mes pallateve dhe rrezikonte jetën e banorëve të cilët u evakuuan për çështje sigurie. Top-Channel