
Shpërthim në Hajvali - FOTO
21.4.2021 - 11:12
Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Hajvali të Prishtinës.
Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihen forca të Policisë në vendngjarje.
Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se mbrëmë rreth orës 22:30 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Dëshmorët e Marevcit, në Hajvali.
“Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se edne nuk dihet se çfarë shpërthimi ka ndodhur.
Sipas saj, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë.

