(Arkiv) Policë të Kosovës në veri të Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Shpërthim i ri në veri

Një shpërthim ka ndodhur rreth një orë më parë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Persona të panjohur kanë hedhur mjetin shpërthyes nga një veturë në lëvizje.

Shpërthimi ka ndodhur shumë afër një njësiti të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të qytetit.

Momenti i shpërthimit është xhiruar live nga kolegët e TëVë 1.