Ilustrim

Shpërndahen rreth 8 milion euro për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa nëpërmjet një video mesazhi drejtuar fermerëve, ka treguar se në këto gjashtë javë janë realizuar pagesat për 2,941 fermerë në vlerë prej 7.9 milionë euro.

Krahas kësaj, ai i ka njoftuar fermerët dhe agrobizneset vendore se shumë shpejt do të shpallen edhe programi për zhvillim rural dhe programi për pagesa direkte 2020.

I njëjti ka njoftuar se dje me 23 prill është formuar grupi punues për përgatitjen e  udhëzimit administrativ për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga dukuritë natyrore, të cilët di të sigurojnë paanshmëri dhe transparencë në kompensimin financiar të dëmeve nga Ministria e Bujqësisë.

Ministri në detyrë Mustafa gjithashtu ka sqarua se ka kërkuar nga Ministri i Financave Besnik Bislimi, që 5 milion Eurot e parapara nga Pako Emergjente për Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural t‘iu ndahen drejtpërdrejt Komunave.

“Në këtë mënyrë komunat do të mund të blejnë nga bujqit perimet e freskëta pranverore të cilat , në mungesë të tregjeve të gjelbra nuk po mund ti shesin dhe këto perime të ju ofrojnë familjeve në nevojë, duke zgjidhur kështu dy probleme njëkohësisht“, ka njoftuar Besian Mustafa.

7,9 milion euro të paguara për fermerët

Publiée par Besian Mustafa sur Vendredi 24 avril 2020