Mbledhja e mollëve nga pemët përmes dronëve

Mbjellja e së ardhmes: Izraeli angazhon dronë dhe inteligjencën artificiale (VIDEO)

Teksa ndryshimet klimatike dhe rritja e popullsisë globale po paraqesin sfida gjithnjë e më të mëdha për bujqësinë, teknologjia izraelite po ofron shpikje dhe mjete të shumta të avancuara për t’iu ndihmuar fermerëve t’i tejkalojnë vështirësitë.

Në një fermë në Izrael, në vend të njerëzve disa dronë kanë mbledhur mollët nga pemët. Sistemi i dronëve përdor inteligjencës artificiale dhe kamerat për të analizuar frutat.

Përmes këtij sistemi jo vetëm që kuptohet se cilat fruta janë pjekur, por edhe sasinë e sheqerit dhe sëmundjet e mundshme.

“Problemi është se nuk ka mjaftueshëm njerëz për t’i mbledhur frutat” – ka thënë Yanir Maor, themelues i “Tevel”, kompania e cila ka krijuar sistemin që iu vjen në ndihmë fermerëve./REL