Shpend Ahmeti publikon videon kur një person ia shpon me thikë gomat e veturës zyrtare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një video të së shtunës, ku shihet një person duke prerë me thikë gomat e veturës që ai e përdorë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është kërcënim.

“Herët në mëngjes të shtunën, një person e ka pre me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënim. Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë”, ka shkruar ai.

Kreu i Prishtinës ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici.

“Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni”, ka thënë në fund Ahmeti.

Kjo është video e postuar nga Ahmeti:

Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj. Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë. Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Lundi 30 décembre 2019

www.kallxo.com